Dërgesa dhe kthimi
Përditësuar 2026-11-17
Dërgesa
Dërgojmë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Tarifa varet nga qyteti dhe shfaqet gjatë porosisë; për disa qytete tarifa merret vesh me telefon. Afati i zakonshëm është 1 deri në 3 ditë pune për artikujt në stok. Do t'ju kontaktojmë për të rënë dakord për kohën e dorëzimit.
Pagesa bëhet me para në dorë gjatë dorëzimit ose me transfer bankar. Ju lutemi kontrolloni paketimin para se ta pranoni dërgesën dhe na njoftoni menjëherë për çdo dëmtim të dukshëm.
Kthimi i produkteve nga dyqani
Keni të drejtë ta ktheni një produkt të pa përdorur, në paketimin origjinal, brenda afatit që parashikon ligji për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë. Na kontaktoni te [email protected] ose +383 45 640 640 për ta organizuar kthimin. Kostoja e kthimit mbulohet nga blerësi, përveç rasteve kur produkti ishte me defekt ose i gabuar.
Filamentet dhe rrëshirat e hapura nuk kthehen, për arsye higjiene dhe cilësie, përveç rasteve me defekt.
Produkte me defekt
Nëse produkti mbërrin me defekt, na njoftoni sa më shpejt me foto. Do ta ndërrojmë, riparojmë ose rimbursojmë sipas garancisë.
Porositë e printimit 3D
Pjesët e printuara sipas porosisë (sipas modelit tuaj) nuk kthehen sepse prodhohen vetëm për ju, përveç kur ka defekt prodhimi ose pjesa nuk përputhet me dakordimin. Në ato raste e korrigjojmë ose e ribëjmë pa kosto shtesë.